Babi ishte i vetmi që sillte bukën në shtëpi, vëllai shkonte në shkollë me këpucët e mamit” – Rrëfimi tejet prekës i Egla Cenos

7 months ago 9

Mbrëmë (e shtunë) gjatë spektaklit të BBVA, Egla Ceno ka prekur gjithë shikuesit me historinë e jetës së saj.

Para se të fillojë Egla me linjës e jetës, Ledioni shprehet: “Jeta jote është e denjë për të shkruar një libër, me të gjithë të mirat, më pak të mirat dhe dramat e saj. Mbase të gjithë ata që nuk të njohin do të kenë një shans për të zbuluar tani anë të tjera të Eglës që kanë njohur në Big Brother dhe deri në skenë, teatër.”

“Unë u linda në Berat, pastaj sistemi i transfreson prindërit e mi në Poliçan, ku babi punon kinooperator në Pallatin e Kulturës, mami fillon të punojë kamariere. Në atë shtëpi erdhën edhe vëllezërit e mi, të cilët për mua janë bota” – filloi rrëfimin e saj Egla.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

“Është edhe mami jonë e dashur, kjo nëna quhet Esma, dhe kjo nënë në heshtje më ka mësuar çfarë do të thotë të jesh grua prej së vërteti. Kur ishte 38 vjeçe, ngeli e vetme dhe unë isha 18 vjeçe, sapo i kisha mbushur. Në shtëpinë time mungoi im atë, fare pa pritur i ra një hemoragji celebrale dhe iku. Vdiq 48 vjeç, isha shumë e lidhur. Do të doja vetëm të dija si mund ta kishte fytyrën tani, do të shihte si jemi bërë, çfarë bëjmë. E shikoj ndonjëherë në ëndërr, por me fytyrën që e ka pasur atëherë, nuk e imagjinoj dot si mund të ishte tani.” – shprehet mes lotësh Egla.

“Babi ishte i vetmi që sillte bukën në shtëpi. Vëllai i vogël mbaj mend që shkonte në shkollë me këpucët e mamit. Pas vdekjes së babit unë isha dorëzuar në një farë mënyre, po e përjetoja shumë keq humbjen e babit.”

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

“Mami më sfidon që unë nuk futem dot në Akademinë e Arteve, të bëhem aktore. Unë për herë të parë në jetën time vesha një fustan, ai fustani ishte portokalli, e kisha blerë me lekë borxh, ishte i gjatë sigurisht, me ca lule verdhacuke, hera e parë që u vesha si gocë. Kam konkuruar me një poezi të Çajupit . Shtrihem prapë në krevat, kur dalin përgjigjjet: Elga Ceno e para!”

Elga më tutje tregon rrugëtimin e saj për në Itali, pasi mbaroi Akademinë, dhe e quan atë periudhë “burg”, pasi ruhej që të mos fliste shqip, të mos e vërenin që ishte shqiptare. Pastaj tregon që mamin e ka marrë me vete në Itali, në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

“Mami për mua është shtëpia, familja, pa mamin s’do të ishim asgjë as unë, as vëllezërit e mi, me vjen shumë keq që ngeli vetëm dhe grisi dhe po e gris jetën për ne tre.”

“Titulli i jetës sime është vetëm Ceno. Sepse për mua është e rëndësishme vazhdimësia, është e rëndësishme familja, prejardhja, rrënjët, familja është shumë e rëndësishme. Unë jam Ceno.” – përfundoi Egla rrëfimin e saj shumë prekës. /Telegrafi/

Read Entire Article