Bajrami ndëshkon Interin

11 months ago 11
Reklamë
17:12 28/09/2023

Mesfushori kuqezi realizoi gol në sfidën në “San Siro”, zikaltrit humbin pas pesë fitoresh

Nedim Bajrami ndihmoi Sasuolon që të merrte një fitore të madhe në “San Siro” kundër Interit.

Zigjelbrit i shkaktuan skuadrës së Inzagit humbjen e parë të këtij sezoni pas pesë fitoreve.

Zikaltrit gjetën golin e avantazhit në fund të pjesës së parë nga Dumfries.

Sasulo gjeti golin e barazimit me mesfushorin kuqezi, që mposhti portierin Sommer, që gaboi në gjuajtjen e shqiptarit në minutën e 54.

Bajrami mori vlerësimet nga mediat italiane për paraqitje e bërë. Ai tregoi disiplinë dhe arriti që të bllokonte Çalhanoglu, të organizonte lojën e zikaltërve.

Kalojnë nëntë minuta dhe Berardi shënoi golin e fitores për miqtë.

Në përfundim të sfidës, trajneri i zikaltërve Simone Inzagi analizoi takimin.

“Ne patëm një pjesë të parë të mire! Me aq raste sa krijuam, duhet të kishim shënuar më shumë se një gol. Në pjesën e dytë filluam mirë, më pas erdhi baraziumni dhe prej aty humbëm qartësinë. Pastaj ishte goli i Berardit. Na dhemb kjo humbje, por duhet që të jemi të kthjellët dhe të kuptojmë ku të bëjmë më mirë.”

Interi arrihet në renditje nga Milani në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Sasuolo shkon në 9 pikë pas 6 javësh.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article