Balla: Ligji, i barabartë për të gjithë

9 months ago 13
15:37 22/12/2023

“Ka marrë fund koha kur vendimet e gjykatave nuk zbatoheshin”

Tregues i funksionimit të shtetit të së drejtës dhe reformës në drejtësi e ka konsideruar ministri i Brendshëm Taulant Balla vendimin e Kuvendit për dhënien e autorizimit për arrestimin e liderit të opozitës Sali Berisha. Duke folur nga Fieri, ai tha se koha kur vendimet e prokurorëve dhe gjykatave nuk zbatoheshin ka marrë fund.

“Unë mendoj që ligji është i barabartë për të gjithë dhe reforma në drejtësi është shpresa që kanë gjithë shqiptarët që para ligjit të jenë të gjithë të barabartë. Vendimet e Prokurorisë dhe vendimet e gjykatave janë të zbatueshme për të gjithë.”

Ai u ndal edhe tek puna e policisë, për të cilën tha se sot është në një revansh kundër krimit të organizuar.

“Jemi në një moment të rëndësishëm historik të një revanshi të forcës dhe sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar.”

Keto deklarata Balla i ka bërë pas prezantimit të prefektit të ri të qarkut Fier , Rajmonda Balilaj e cila më parë ka mbajtur detyrën e Kryetares së Bashkisë së Patosit.

Tv Klan



Të ngjashme

Read Entire Article