Balla nga Elbasani: Të punohet për zbulimin e të gjitha ngjarjeve të vjetra kriminale

9 months ago 12
20:38 18/01/2024

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ishte këtë të enjte në Policinë e Elbasanit. Në përfundim të takimit, ai pati një prononcim për mediat. Balla u shpreh se një ndër çështjet e diskutuara ka qenë krimi i organizuar.

Ai theksoi se ka kërkuar që të fokusohet puna tek gjetja e personave në kërkim. Ministri theksoi se policia e Elbasanit ka marrë urdhër që të punohet për zbulimin e të gjitha ngjarjeve të vjetra kriminale.

“Siç e keni parë pak ditësh falë punës së lavdërueshme të Interpol Tiranës në bashkëpunim dhe me agjencitë ligjzbatuese të Britanisë së Madhe, kemi gjetur dhe shumë shpejt  do të ekstradojmë në Shqipëri një person, i cili akuzohet për një ngjarje të rëndë kriminale para 14 a 15 vjetësh, pra në vitin 2009. Për një vrasje që sigurisht është një prej atyre ngjarjeve për të cilat Drejtori i policisë Elbasan ka marrë porositë qoftë prej meje qoftë prej Drejtorit të Përgjithshëm që të vijojmë të punojmë për zbulimin e të gjitha ngjarjeve të vjetra kriminale në Elbasan. Fakti që gjatë viti 2023  kemi pasur një rënie kjo nuk do të thotë që të humbim vëmendjen për zbulimin e ngjarjeve të vjetra. Tjetra lidhet me luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, prodhimit përmes kultivimit të kanabisit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike te shkollat kryesisht apo gjithë komunitetet”, theksoi Balla.

Prononcimi i plotë i Ballës

Taulant Balla: Në tërësi, sikurse në të gjithë vendin, viti 2023 ka qenë një vit i suksesshëm për Policinë e Shtetit në të gjithë parametrat e sigurisë. Dhe pa asnjë hezitim viti 2023 mund të konsiderohet si viti me nivelin më të mirë të sigurisë, po të kemi parasysh që viti 2023 ka qenë viti i një rekordi historik të vizitorëve të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë, me mbi 10 milionë turistë të huaj. Dhe mos harroni që ky fluks turizmi ka sjellë dhe një rritje të numrit të përdoruesve të rrugës. Bëhet fjalë për 3,6 milionë makina që kanë frekuentuar rrugët e Shqipërisë, duke sjellë për pasojë edhe një ngjarje apo incidente rrugore, për të cilat kemi diskutuar në mënyrë të veçantë edhe në analizën e sotme. Po të marrim parasysh faktin që Elbasani mbetet një nyje e rëndësishme e korridoreve rrugore që kalojnë pëmes këtij qarku.
Po ashtu kemi diskutuar dhe për elementët e tjerë të luftës kundër krimit të organizuar, ku i kam kërkuar në mënyrë të veçantë DVP Elbasan, e cila në bashkëpunim edhe me prokurorinë, duke përdorur inteligjencën policore, të fokusohemi te gjetja e personave në kërkim. Siç e keni parë pak ditësh falë punës së lavdërueshme të Interpol Tiranës në bashkëpunim dhe me agjencitë ligjzbatuese të Britanisë së Madhe, kemi gjetur dhe shumë shpejt do të ekstradojmë në Shqipëri një person, i cili akuzohet për një ngjarje të rëndë kriminale para 14 a 15 vjetësh, pra në vitin 2009. Për një vrasje që sigurisht është një prej atyre ngjarjeve për të cilat Drejtori i policisë Elbasan ka marrë porositë qoftë prej meje qoftë prej Drejtorit të Përgjithshëm që të vijojmë të punojmë për zbulimin e të gjitha ngjarjeve të vjetra kriminale në Elbasan.
Fakti që gjatë viti 2023 kemi pasur një rënie kjo nuk do të thotë që të humbim vëmendjen për zbulimin e ngjarjeve të vjetra. Tjetra lidhet me luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, prodhimit përmes kultivimit të kanabisit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike te shkollat kryesisht apo gjithë komunitetet.
Kështu që dua t’ju garantoj ju dhe përmes jush qytetarët e Elbasanit se Policia e Shtetit do të vazhdojë ta ketë në vëmendje të veçantë goditjen e çdo lloj forme të trafikimit dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike, sepse mendojmë që kjo është gjëja e duhur dhe na rezulton, nga komunikimi që kemi me qytetarët, për të cilët punojmë çdo ditë që të fitojmë sa më shumë besimin e tyre, kështu që në këtë aspekt edhe kjo ishte një prej atyre çështjeve që kemi diskutuar. Pa harruaar edhe elementin tjetër të krimeve ekonomnike ku kam qenë shumë i qartë për çështje që lidhen me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit, me elementë të tjerë, pa harruar edhe krimet mjedisore të formave të ndryshme të cilat janë një problematikë dhe që DVP Elbasan, në bashkëpunim me prokurorinë, – dhe këtu dua t’ju them edhe një element që e kam ndarë me Prokurorin e Përgjithshëm sot, – Elbasani është një model i bashkëveprimit të të gjitha agjencive ligjzbatuese me Policinë e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj forme tjetër të krimit.

Pyetje: Sa i përket krimit kibernetik, sa e përgatitur është Policia e Shtetit, duke qenë se është një sfidë relativisht e re?

Ministri Balla: Ne kemi një njësi të posaçme brenda DPPSH, ndërkohë që sot me Prokurorin e Përgjithshëm kemi diskutuar për të bashkuar forcat në funksion të hetimit të të gjitha formave të krimit kibernetik. Ai po shfaqet në shumë forma. Një prej formave shqetësuese është psh., dhuna, bullizmi në rrjete sociale jo vetëm ndaj të miturve por ndaj të gjithë shoqërisë. Për këtë qëllim ne do të rrisim komunikimin tonë si Polici e Shtetit me shkollat, shoqërinë, po ashtu edhe koordinimin me Prokurorinë në mënyrë që të bllokojmë çdo lloj faqje në rrjete sociale. Ndërkohë po hulumtojmë përgatitjen e një ligji të posaçëm për të rregulluar këtë problematikë që është shfaqur për të cilën ka ankesa nga publiku.
Rasti i Durrësit, edhe pse më pas hetimet çuan në një pistë tjetër, ishte një rast alarmi për të cilin unë nuk dua të shfajësohem si ministër i Brendshëm, për shkak të faktit që brenda strukturës që unë drejtoj është Policia e Shtetit, por është një rast që nënkupton që ne duhet të përmirësojmë kuadrin ligjor për t’u përballur me këtë fenomen. Ne kemi ndryshime në mënyrë të përditshme dhe këto lloj ndryshimesh nuk bëhen me aksion kombëtar, as me fushata. Këto bëhen në varësi të realizimit të objektivave, detyrave që ka çdo drejtor. Një drejtues i Policisë së Shtetit e di fare mirë kur duhet të ikë dhe kur duhet të qendrojë. Do të ikë kur të ketë performancë të dobët në raport me objektivat dye do të qendrojë nëse vazhdon të konsolidojë ato arritje.Qëllimi është që nëse viti 2023 ishte viti me koeficientët më të mirë të sigurisë publike në të gjitha aspektet, qëllimi është që të gjithë këta koeficientë të përmirësohen gjatë vitit 2024.

/tvklan.al


Read Entire Article