Balla: Organizimi i paligjshëm i lojërave të fatit, burim financimi për grupet kriminale

10 months ago 27

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me aksionin e policisë në kuadër të operacionit “Sundimit të Ligjit”.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Balla theksoi se organizimi i paligjshëm i lojërave të fatit është gjithmonë burim financimi për grupet kriminale.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për intensifikimin e “Sundimit të Ligjit” dhe goditjen e grupeve kriminale të përfshira në organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit. Nuk duhet të harrojmë asnjëherë se organizimi i paligjshëm i lojërave të fatit është gjithmonë burim financimi për grupet kriminale. Prandaj kontrollet duhet të vijojnë në gjithë territorin në mënyrë sistematike. Rezultatet e operacionit gjatë natës së mbrëmshme meritojnë përgëzime, por publiku pret më shumë prej nesh.
⚠️ 116 PERSONA TË ARRESTUAR
⚠️ 94 TË PROCEDUAR
⚠️ 253 PIKA TË PALIGJSHME”, shkruan Balla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article