I shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

2 hours ago 23

Policia italiane ka vënë në pranga një 35-vjeçar me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

I arrestuari rezultonte i shpallur në kërkim me urdhër të SPAK. 35-vjeçari akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

“Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një të kërkuari për llogari të SPAK, dhe shkëmbimit të këtij informacioni, në kohë reale, me partnerët në Itali, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, Policia Italiane arrestoi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin K. M., 35 vjeç.

Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse më datë 29.07.2024, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftim.

Pritet ekstradimi i tij në vendin tonë./vizionplus.tv

Read Entire Article