Balla për Samitin: Zhvillimi në Shqipëri, meritë e qeverisë

1 year ago 28
20:00 15/10/2023

Ministri i Brendshëm: Jemi vendi pararojë në Ballkanin Perëndimor

Meritë të qeverisë shqiptare, e konsideron ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvillimin e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë. Duke folur për mediat nga qyteti i Fierit, Balla, shtoi se zgjedhja e Shqipërisë nuk ishte rastësi.

“Fakti që Shqipëria u zgjodh nuk është rastësi, por meritë e qeverisë shqiptare e kryeministrit Rama. Shqipëria renditet në pararojën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përsa i përket ecurisë drejt BE.”

Ministri kërkoi që Bashkimi Europian të përfshijë Ballkanin Perëndimor në projekte zhvillimi dhe përshpejtojë rrugën e afrimit të këtyre vendeve me BE.

“Lajmi i mirë që vjen nga Samiti është që vendet e BP do të jenë pjesë e një sërë procesesh të rëndësishme të zhvillimit të kësaj hapësire që është gjeografikisht në Europë, por të jetë edhe politikisht përmes përshpejtimit të procesit të anëtarësimit. Konteksti gjeopolitik pas luftës në Ukrainë, apo edhe brenda BP pas situatës në veriun e Kosovës, sulme të cilat Shqipëria i ka dënuar ashpër, duhet të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit, si një zgjidhje për stabilitet në rajon.”

Të hënën në Shqipëri do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë zhvillohet jashtë vendve të Bashkimit Europian.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article