Balla: Të ashpërsohen ndëshkimet për shkelësit e Kodit Rrugor

10 months ago 13
16:13 01/12/2023

Paralajmërimi i ministrit të Brendshëm pas aksidentit të efektivit

Ashpërsim të Kodit Rrugor për shkelësit e rregullave të qarkullimit. Ishte ky paralajmërimi i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhënë nga Spitali i Durrësit aty ku vizitoi efektivinn e policisë teksa kalonte tek vizat e bardha.

“Propozime të reja për ndryshime të reja në Kodin Rrugor, sepse e vërteta është që nuk mund të përballohet dot një situatë e tillë e sigurisë rrugore pa rritur ndëshkimet për gjithë shkelësit”.

Duke u ndalur tek gjendja shëndetësore e efektivit të Policisë së Durrësit, 20-vjeçarit Mariglen Allka, ministri tha se fatmirësisht ai do t’i bashkohet shumë shpejt flotës së policisë.

“Nuk ka dëmtime të pakthyeshme dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet tepër e mirë”.

Efektivi i policisë së Durrësit, Mariglen Allka mbeti i plagosur, pasi u përplas nga një makinë që drejtohej nga Antonio Frroku 30 vjeç. Ky i fundit lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, dhe pas arrestimit rezultoi nën efektin e alkoolit.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article