Balla: Të bashkohemi kundër kontrabandës së emigrantëve

10 months ago 25
23:54 28/11/2023

Ministri i Brendshëm Taulant Balla merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Bruksel

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Bruksel ku deklaroi se vendet duhet të bashkohen për të kundërshtuar valën në rritje të kontrabandës së emigrantëve. Duke mbajtur fjalën në këtë event me rëndësi për vetë BE-në, Balla vuri theksin tek pesha e aleancës mes kombeve, që dëshmon angazhimin për zgjidhje bashkëpunuese.

Duke raportuar mbi masat e marra nga Shqipëria në përballjen me emigracionin e paligjshëm, ai tha se Policia e Shtetit ka identifikuar 177 raste të kontrabandimit të emigrantëve, 9 raste të trafikimit të të miturve dhe 11 raste të trafikimit të personave, duke çuar në identifikimin e 330 autorëve të përfshirë, 147 prej tyre të arrestuar.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article