Balla thirrje Policisë së Shtetit: Ndërhyrja, e papranueshme, e pamundur të qëndrojë kush s’tregon gatishmëri

1 year ago 28
Reklamë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se punonjësit nuk duhet të lejojnë asnjë lloj ndërhyrje në punët e Policisë së Shtetit.

“Kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të punuar së bashku për të shkuar përtej vetes, për ta rritur kontributin do ta ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka. Besoj që nëse do bëhej një garë se kush e kupton dhe vlerëson rolin e deputetit do isha pretendent serioz për ta fituar. Kush do pranojë ndërhyrje nga deputetë për çdo lloj aspekti nuk do mund të paraqesë asnjë justifikim për të qëndruar në detyrë. Deputeti ka për detyrë t’ju drejtohet për çdo shqetësim. Deputeti kërkon t’i kthehet përgjigje brenda çdo afati. Kur them këtë për deputetin, ndërhyrja e kujtdo tjetër është e papranueshme, respekt maksimal për këdo, respekt, përzierje në asnjë rast dhe mënyrë. Është një standard nga kryeministri që në mbledhjen e parë të kryetarëve, me theks të përshtatshëm në Policinë e Shtetit. Do të kujdesem për rritjen e standartit të jetesës së punonjësve të policisë dhe përmirësim të kushteve, që nga kushtet financiare dhe strehimit. Që nga sot sistemimi përfundimtar të gjithë familjet e policëve të vrarë në krye të detyrës. Problemi i banimit për ata që shërbejnë larg familjes”, tha Balla.

Top Channel

Read Entire Article