Balliu paqe me Muriqin

11 months ago 39
Reklamë
00:01 01/10/2023

Vallecano barazon me Mallorca 2-2, goli i 4-t në La Liga për sulmuesin e dardanëve

Rajo Vajekano dhe Majorka ndanë nga një pikë në takimin e javës së tetë të La Liga-s.

Për vendasit nga minuta e parë e nisi mbrojtësi i Shqipërisë Ivan Balliu, ndërsa për miqtë luajti sulmuesi i “Dardanëve” Vedat Muriqi.

Ndeshja u mbyll pas 102 minutash lojë dhe dhuroi mjaft emocione me të dy shqiptarët në fushë.

Vajekano kaloi në avantazh pas 4 minutash lojë me Garsian. Në të 44’, Muriqi barazoi shifrat në “Vajekas”.

Për sulmuesin e Kosovës ky është goli i katërt radhazi në La Liga. Miqtë gjetën rrjetën e dytë në të 59’ me Sançez.

Në minutën e 12’ shtesë, Falkao mposhti Rajkoviç dhe shmangu humbjen për Vajekanon.

Pas tetë javësh, vendasit shkojnë në kuotën e 12 pikëve, kurse Majorka ka grumbulluar 7.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article