Ballkani dështon për të dytin vit radhazi

10 months ago 24
13:44 15/12/2023

Legia e Muçi e Çelhaka mes pretendetëve për trofeun e Conferenca League

Për të dytin vit radhazi, skuadrat shqiptare dështuan për të qënë pjesë e raundit të dytë në Conference League. Eliminimi i Kampionëve të Kosovës, Ballkanit i hapi udhë dy skuadrave të tjera të grupit për të vijuar më tej.

Nga kjo grup u kualifikuan Viktoria Pëlzen dhe Dinamo Zagreb, ekipe që do rivalizojnë me 24 skuadrat e tjera. Gara e tretë e UEFA-s është në kërkim të kampionit të ri, për t’iu bashkuar kështu Romës dhe Uest Hem në librat e historisë.

Mes skuadrave pretendente për titullin kampion është Legia e Varshavës. Polakët që në përbërje kanë dyshen shqiptare, Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka do tentojnë që të bëjnë mrekullinë në një kompeticion ku rivaliteti është i madh.

Kjo pasi përveçse dy ekipeve të renditura më mirë në fazën e grupeve i bashkohen edhe skuadrat e renditura në vendin e tretë në grupet e Europa League. Bëhet fjalë për skuadra si Olimpiakos, Ajaks apo edhe Real Betis, pretendente për të kurorëzuar me një trofe eksperiencën Europiane të këtij sezoni.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article