Ballkani luan për kualifikim në Zagreb

10 months ago 25
13:19 13/12/2023

Fitorja ndaj Dinamos e shoqëruar me një ndalesë te Astana kalon Suharekasit më tej

Ballkani luan kualifikimin dhe historinë në Conference League. Përballja ndaj Dinamos së Zagrebit këtë të enjte vlen shumë për kampionët e Kosovës, të cilët në rast fitoreje do të ishin në turin tjetër të kompeticionit të UEFA-s.

Kroatët janë më të favorizuar në këtë pikë, për shkak se pas 5 sfidave ka grumbulluar 6 pikë, kundrejt 4 të Ballkanit. Shmangia e humbjes ndaj Suharekasve do të thoshte kualifikim për ta. Por ky 90 minutësh mund të vlej edhe si hakmarrje prej kryeqytetasve për atë humbje 2-0 në muajit tetor.

Dinamo vjen në këtë përballje në formë të mirë, duke fituar katër ndeshje radhazi në të gjitha garat, tre të fundit prej të cilave u shoqëruan me një ndeshje pa pësuar gol. Kjo e vendos skuadrën kosovare në disfavor.

Por vëmendja do të jetë edhe tek përballja tjetër, mes Astanës dhe Viktoria Pëlzen, me këto të fundit që në rast humbjeje do përkthehej në eliminim për Ballkanin. Portokallinjtë do synojnë për të thyer edhe mallkimin e shënimit të golave në Europë, diçka që nuk ka arritur ta bëj deri më tani në transferta.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article