Ballkani luan shansin e fundit në Europë

10 months ago 26
13:34 14/12/2023

Daja: Në Zagreb luajmë gjithçka për gjithçka

Ballkani luan gjithçka për gjithçka sot në orën 21:00 në Zagreb që të vijojë garën në Conference League.

Trajneri i kampionit të Kosovës, Ilir Daja është i vetëdijshëm se do të jetë e vështirë dhe pret një ndeshje ndryshe nga ajo në Prishtinë ku skuadra nga Suhareka e fitoi 2 – 0 përballjen me ekipin legjendë të Kroacisë, Dinamo.

“Ne jemi përgatitur, pasi nuk kemi çfarë të humbasim dhe do të luajmë gjithçka për gjithçka. Kur vjen për një barazim është shumë e vështirë, jo më të kërkosh fitoren. Nga të dy ekipet favorit është Dinamo për emrin e madh që ka. Na pret një transfertë e vështirë, por nuk do të hyjmë të dorëzuar”.

Kjo do të jetë ndeshja e fundit në fazën e grupeve. Ballkanit që të kualifikohet i duhet një fitore me Dinamo në Zagreb, por edhe që Viktoria Plzen të mos humbasë me Astana.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article