Ballkani shpreson në mrekulli në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Dinamo Zagreb

10 months ago 25

Ballkani shpreson në mrekulli në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Dinamo Zagreb

Sot (e enjte), Ballkani luan ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Konferencës për sezonin 2023/24, ku përball do të ketë Dinamo Zagrebin.

Kampioni i Kosovës do të mbyll sot ndeshjet e grupeve, pasi zhvillohet raundi i gjashtë dhe ende tri skuadra janë në garë për pozitën e dytë në Grupin C.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Stadion Maksimir” të Zagrebit me fillim nga ora 21:00.

Para 1 ore e 44 min

Dinamo Zagreb me gjashtë ndryshime në krahasim me ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë

Krahasuar me ndeshjen e parë në Prishtinë, të cilën Ballkani e mundit Dinamon 2-0, do të ketë deri në gjashtë ndryshime në formacione kroatëve, kështu që Dinamo do të jetë shumë më e fortë në ndeshjen e sotme.

Edhe pse ka derbi me Hajdukun të dielën, Dinamo do të luajë me skuadrën më të fortë, shkruan Index.hr.

Jakirovic i ka në dispozicion pothuajse të gjithë lojtarët përveç Josip Drmicit dhe Deni Juricit, të cilët janë të lënduar.

Para 1 ore e 49 min

Formacioni i mundshëm i Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka ndarë mendjen për formacionin që pritet ta hedh në fushë për ndeshjen e sotme (e enjte) ndaj Dinamo Zagrebit në kuadër të Grupit C në Ligën e Konferencës.

Telegrafi mëson se trajneri shqiptar në mungesë të sulmuesve anësor, Almir Kryezi dhe Walid Hamidi, pritet të ndryshoj skemë.

Nga rreshtimi i preferuar 4-3-3, Daja pritet të ‘zbarkoj’ sonte në Zagreb me një rreshtim 3-5-2, ku Gentrit Halili, Lumbardh Dellova dhe Bajram Jashanica do ta përbejnë treshen e mbrojtjes para portieri Enea Koliqi.

Qëndrim Zyba, Edvin Kuc dhe Vesel Limaj pritet të jenë treshja e mesfushës, ndërsa nga krahët do të ndihmohen nga anësorët Armand Thaqi dhe Lorenco Trashi. Në sulm do të luajnë Nazmi Gripshi dhe Albin Berisha.

Para 1 ore e 50 min

Çfarë i nevojitet Ballkanit për të kaluar në fazën tjetër në Ligën e Konferencës?

Ballkani luan sot (e enjte) ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Konferencës për sezonin 2023/24, ku përball do të ketë Dinamo Zagrebin.

Pasi çekët e Viktoria Plzen e ka siguruar vendin e parë në Grupin C, tri skuadra e tjera janë në garë për pozitën e dytë.

Lexo lajmin e plotë…

Para 1 ore e 53 min

Trajneri i Dinamo Zagreb, Jakirovic: Edhe pse barazimi na dërgon tutje, luajmë për fitore ndaj Ballkanit

Trajneri i Dinamo Zagreb, Sergej Jakirovic, foli në konferencë për shtyp para ndeshjes, duke thënë se nuk ka kalkulime në këtë ndeshje.

Lexo lajmin e plotë…

Para 1 ore e 55 min

Gentrit Halili kërcënon Dinamo Zagrebin: Ne nuk kemi ardhur këtu për shëtitje, duam tri pikët

Në konferencë për media së bashku me Ilir Dajën në krah ishte edhe mbrojtësi, Gentrit Halili, i cili u tregua optimist para ndeshjes.

Halili ka thënë se të gjithë te Ballkani janë të vetëdijshëm se ndeshja me Dinamon do të jetë shumë e vështirë, por shtoi se ekipi nga Suhareka ka udhëtuar për pikët e plota.

Lexo lajmin e plotë..

Para 1 ore e 57 min

Ilir Daja për ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit: Do të luajmë gjithçka për gjithçka

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë se skuadra e tij e di që ka një ndeshje të vështirë para vetes ndaj Dinamo Zagrebit, por që do të tentojnë të marrin gjithçka nga kjo përballje.

Në konferencë për media ishte i pranishëm trajneri Ilir Daja që e vlerësoi lartë këtë ndeshje, duke konfirmuar mungesën e Almir Kryeziut.

Para 1 ore e 59 min

Ballkani të mërkurën ka zbarkuar në Kroaci

Suharekasit kanë udhëtuar drejt Zagrebit ditën e mërkurë, ku pastaj kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para përballjes me Dinamo Zagrebit.

Dueli mes Dinamo Zagreb dhe Ballkanit zhvillohet të enjten me fillim nga ora 21:00.

Read Entire Article