Balluku: Delegacioni ynë do kthehet krenar sot në Shqipëri cilido që të jetë vendimi i Greqisë

10 months ago 21
13:46 13/12/2023

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku është shprehur se cilido qoftë vendimi që do të marrë Greqia lidhur me kapitujt e negocimit për Shqipërinë, delegacioni shqiptar do të kthehet me kokën lart.

Gjatë fjalës së saj, Balluku ka shtuar se jemi të gatshëm për hapjen e negociatave teksa ka thënë se Shqipëria i ka kryer të gjitha “detyrat e shtëpisë”.

Pyetje: Dita e sotme e po ashtu data 14 dhe 15 janë të rëndësishme përsa i përket integrimit. Të gjithë shqipatrët tanimë i kanë sytë nga Brukseli për të parë se çfarë do të ndodhë për hapjen e kapitujve dhe sipas të gjitha komunikimeve që qeveria juaj ka pasur me Kancelaritë Evropiane, por edhe me negociatat që po arrihen me Athinën – Greqia a ka hequr dorë nga vetoja duke ju referuar rastit “Beleri” për Shqipërinë apo jo?

Belinda Balluku: Delegacioni shqiptar ndodhet në Bruksel. Nuk e kam një informacion të momentit se çfarë do të bëjë Greqia, por siç e ka thënë edhe kryeministri në Kongresin e PS-së, ne jemi të kënaqur nga rezultatet që kemi arritur. Ky është një vlerësim i ardhur nga Komisioni Evropian për shkak të prezantimit dinjitoz të bërë nga grupet tona gjatë procesit “Screening”. Shqipëria ka përmbushur të gjithë detyrat e shtëpisë. Jemi të gatshëm për hapjen e negociatave, kështu janë shprehur dhe zyrtarë të lartë të BE-së. Delegacioni ynë do të kthehet krenar sot në Shqipëri, cilido që të jetë vendimi që do të marrë Greqia në këtë rast./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article