Balluku: Humbjet në rrjetin energjetik janë reduktuar

1 year ago 20
20:10 19/10/2023

“Synojmë t’i çojmë në 19 përqind”

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të qartë synimin e qeverisë për të reduktuar humbjet në rrjetin energjetik. Sipas saj në arritjen e këtij objektivi do të ndikojnë edhe investimet në rrjet.

Një tjetër objektiv i qeverisë në këtë fushë mbetet edhe ai për të rritur arkëtimet. Po aq të qartë kanë edhe ku do të shkojë një pjesë e buxhetit vitin e ardhshëm, ku deri më tani 40 mln euro do të vihen në dispozicion të infrastrukturës.

Deklaratat zëvendëskryeministrja Balluku i bëri gjatë ceremonisë së hapjes së aplikimeve për rekrutimin e të rinjve që duan të bëhen pjesë e OSHE.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article