Balluku: Ndihmë bizneseve për të thithur fonde nga BE

11 months ago 12
16:17 14/11/2023

“Nuk e kemi pasur një instrument për të mbështetur sipërmarrësit”

Në një kohë kur Shqipëria ndodhet e ulur në tryezën e negociatave të anëtarësimit në BE, zv/Kryeministrja Belinda Balluku thotë se duhet punuar për krijimin e infrastrukturës së duhur prej nga ku bizneset mund të përfitojnë nga fondet e programeve ekonomike të Bashkimit Europian.

“Kemi konstatuar që nuk e kemi pasur deri më sot një strukturë, nuk e kemi pasur një instrument për të mbështetur dhe për të udhëhequr sipërmarrësit tanë në këtë proces të ri për Shqipërinë, por që ka kohë që ndodhet aty dhe që vendet e tjera edhe ato të rajonit e kanë aksesuar”.

Në panelin Instrumentet e BE-së për Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale sipas Kapitullit 20 të Negociatave të Anëtarësimit Balluku bëri të ditur edhe dy programe specifike mbështetëse për bizneset.

“Groëth Plan është një paketë prej 6 miliardë Eurosh  që do të aksesohet përmes granteve dhe kredive dhe që është e destinuar për rajonin tonë. Nga ana tjetër, duhet pasur parasysh që një program shumë i rëndësishëm është Horizon, i cili ka një disponueshmëri prej 95.5 miliardë Eurosh, mund të aksesohet nga bizneset private për të mbështetur iniciativat e tyre, projektet e tyre në sektorë të ndryshëm”.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Sipërmarrjes.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article