Balluku: Projekte konkrete me Italinë për energjinë

11 months ago 11
20:10 26/10/2023

Mbahet takimi i Komitetit Ekonomik Shqipëri-Itali

Shqipëria dhe Italia do të zgjerojnë më tej bashkëpunimet mes tyre edhe në sektorin energjetik.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në Takimin e Komitetit të Përbashkët Ekonomik, Shqipëri-Itali mbajtur në Romë, tha se shumë shpejt pritet që skuadrat e të dyja vendeve të nisin punën e përbashkët për hartimin e projektit të fizibilitetit teknik dhe ekonomik sa i takon linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Itali, një projekt që pritet të kontribuojnë në sigurinë energjetike të rajonit.

Pjesë e diskutimeve ishin po ashtu hapat që duhen ndërmarrë deri në vitin 2030 sa i takon dekarbonizimit si dhe investimet në energjinë e rinovueshme.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article