Balluku rendit arritjet në infrastrukurë e energji, njofton projektin e rëndësishëm me Italinë

10 months ago 15
13:09 08/12/2023

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në fjalën e saj para socialistëve renditi të gjitha arritjet e PS në sektorin që ajo drejton.


Fillimisht foli për rrugët që janë ndërtuar në këto vite qeverisjeje dhe aviacionin civil.

“Ne jemi ajo parti që dimë të qëndrojmë në ditë të vështira dhe ditët e suksesit, ajo që bën ndryshimin sepse ne jemi partia e shqiptarëve. Në 2021-in në këtë sallë kemi prezantuar vizionin e PS 2030, padyshim sot që flasim është kthyer në një udhërrëfyes vizioni. Ne flasim me vepra e punë. Do e nisja me paketën bazë të zhvillimit, infrastruktura e energjia që janë në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit, kemi projekte të dukshme nga korridoret e rëndësishme që janë paneuropianë siç është Korridori blu, të gjitha kontratat që do të vijojnë janë në faza të avancuara. Kemi arritur që Korridori i 8-të jetë pjesë e rrjetit paneuropian të transportit. Ndërtohet në të gjithë Shqipërinë një e ardhme e sigurt, jo si dikur me disnivele, sot ndërtojmë projekte të mirëstudiuara që mbështesin të gjitha fushat e tjera ekonomike. Kemi mbështetur turizmin, bujqësinë e kulturën.

Na duhet të mirëmbajmë rrugët që ndërtojmë. Prandaj nga buxheti i vitit 2024, do financohen 3606 km rrugë, nuk lejojmë më që Thethi të bllokohet 6 muaj si dikur, ne bëjmë ndryshimin. Jemi ata që shkojmë në çdo familje, dhe siç thotë kryetari ynë Edi Rama, edhe kur nuk i zgjidhim problemet i dëgjojmë ato. Por infrastruktura nuk mbetet vetëm tek rrugët, është moderne e bazuar në një vizion të qartë, përshembull zhvillimi i aviacionit civil i cili ka mundësuar ardhjen nga ajri të miliona qytetarëve të huaj për t’u bërë një fans i vazhdueshëm i vendit tonë. Plani kombëtar për aviacionin civil tashmë është një realitet. Dua ta ndaj me ju se është emocion i veçantë që atë që e ke parë në letër ta shohësh të materializuar. 20 mijë metra katrorë të Terminalit të Ri të Aeroportit në Vlorë.”

Si pjesë të planit të zhvillimit, ministrja theksoi dhe portet e marinat.

“Në planin tonë të zhvillimit tonë infrastrukturor janë portet dhe marinat. Shqipërinë e ka bekuar Zoti me detin me të bukur, me dy, ai me rërë dhe ai i thellë. Na është dashur të shohim gjithë strategjinë dhe kemi arritur në përfundimin që Shqipëria meriton një port të ri që i përgjigjet nevojës së zhvillimit ekonomik për dekadat e ardhshme. Një port që do largojë zhurmën, pluhurin e trafikun nga Durrësi pasi ai do kthehet në një nga qytetet më të bukura të Mesdheut. Dy porte, në Strugë dhe Prishtinë.”

E së fundmi foli për sektorin e energjisë i cili thotë Balluku ka pësuar ndryshim drastik me 10 vite më parë. Ajo njoftoi se shumë shpejt do konkretizohet një projekt i rëndësishëm me Italinë.

“Por portofoli që unë prezantoj ka dhe energjinë si një element, si një kolonë bazë e zhvillimit të ekonomisë. Energjinë e gjetëm në 2013-ën në gropë të jashtëzakonshme ku gjysma e Shqipërisë nuk paguante, humbjet në rrjet 45% dhe ku askush nuk kuptonte se ç’do ndodhte me këtë sektor jetik. Sot ndjejmë krenari të veçantë sepse Shqipëria është vend për t’u marrë shembull për diversifikimin e burimeve energjitike të rinovueshme. Kemi arritur të kemi projekte për prodhimin solar e atë eloik. Këto janë projekte të mirëfillta, ashtu siç vetëm para pak ditësh ramë dakord me qeverinë italiane dhe Emiratet e Bashkuara që do na bashkohen, do ngjizim projektin më të rëndësishëm për dekadën e ardhshme. Linja e transmetimit nënujor mes Shqipërisë dhe Italisë. Kundërshtarët tanë shpeshherë mërzitën sepse i kanë trumbetuar këto projekte dhe nuk arritën t’i bënin kurrë. Me siguri do jetë një nga projektet më të suksesshme deri në vitin 2030.”/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article