Balluku: Shkolla e mesme bujqësore në Cërrik, do të kthehet në një qendër rajonale

10 months ago 25
Reklamë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, inspektuan shkollën e mesme bujqësore në Cërrik, ku së shpejti do të nisë edhe rikonstruksioni i konvikteve, për të kthyer këtë shkollë në një qendër rajonale. Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se do të ketë një fokus të përqendruar tek arsimi profesional, pasi në treg është gjithmonë shumë vështirë të gjenden profesionistë të tillë dhe padyshim një rëndësi e veçantë do t’i jepet bujqësisë. “Ministria e Ekonomisë dhe Financave do të ketë një fokus të përqendruar tek arsimi profesional dhe sigurisht të gjitha shkollat profesionale janë të rëndësishme, ato që prodhojnë hidraulikët, elektricistët, sepse gjejmë gjithmonë e më pak në treg. Por nga ana tjetër, bujqësia qëndron në krye të listës. Ju do të keni mbështetjen tonë maksimale për sa i përket laboratorëve”, tha zv/kryeministrja.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj theksoi se duke qenë se shkolla e mesme bujqësore në Cërrik do të kthehet në një qendër rajonale, ministria do të bëjë të gjitha alokimet e duhura të fondeve për t’u siguruar edhe bazën materiale për studim. “Këtij investimi në infrastrukturën akomoduese për të shtuar kapacitetet e studentëve do t’i shtojmë edhe bazën materiale. Në buxhetin e vitit që vjen do të sigurojmë fondet, në mënyrë që të ofrojmë të gjithë bazën materiale edhe për numrin e shtuar të nxënësve”, tha Denaj.

Sipas saj, duhen shumë më tepër studentë.

“Është e vështirë të merresh me bujqësi, por bujqësia në këtë zonë jep rendiment ekonomik, ndaj dhe lëvizja demografike në këtë zonë është e ulët”, u shpreh Denaj. Sipas saj, biznesi do t’i punësojë në mënyrë të menjëhershme dhe do t’i paguajë mirë.
Nga ana tjetër zv/ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani bëri të ditur se asnjëherë nuk është i vështirë punësimi për të rinjtë që përfundojnë studimet në arsimin e mesëm professional. Të dhënat e fundit, tha ajo, tregojnë se 60 % e studentëve që përfundojnë studimet gjejnë punë brenda 6-mujorit të parë. Konvikti i ri që do të ndërtohet parashikohet të akomodojë deri në 200 studentë dhe pritet të jetë gati në fillim të vitit të ardhshëm shkollor.

Read Entire Article