Balluku takon Wisner, Ambasada e SHBA: Mbështetje në mbrojtjen kibernetike

11 months ago 21
Reklamë
19:40 21/09/2023

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në takimin e zhvilluar me të ngarkuarin me punë të ambasadës amerikane David Wisner diskutuan për çështje kyçe që kanë të bëjnë me biznesin e investimet.

Ambasada Amerikane njofton se pjesë e diskutimeve ishin angazhimi i Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.

“Forcimi i lidhjeve të biznesit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe mbështetja e projekteve strategjike, përfshirë mbështetjen e SHBA për Shqipërinë në mbrojtjen kibernetike, janë thelbësore për të dy vendet tona. Presim me kënaqësi të punojmë së bashku drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article