Emisioni Investigativ Vetting në News24
Raste analoge të përdorimit të maskave silikon ka pasur për herë të parë në vitin 2014 Ilir Kupa pasi ishte arratisur nga Burgu i Greqisë dhe ishte në kërkim nga policia shkon dhe organizon në mes të ditës një grabitje “festive”.
Banda e “Babagjyshëve”
Grupi i përbërë nga njëmbëdhjetë persona ishin kthyer në tmerrin e bizneseve në vitin 2014 duke shënjestruar vjedhjen e disa argjendarive në Tiranë, qytete të tjera brenda vendit, por edhe jashtë.
Banda përbëhej nga; Ilir Kupa, Fatmir Pjetri, Agustin Sula, Julian Qerushi, Dritan Kola, Saimir Kala, Mark Shpendi, Hajdar Sefa, Lin Kala, Edmond Selala dhe Angjelin Ndreka.
Në mesin e grabitjeve të bujshme të argjendarive, është ajo e vitit 2014 në qendrën tregtare në Tiranë, TEG, ku u futën dhe morën një sasi të konsiderueshme floriri. Sigurisht…të maskuar! Kryesorja ishte veshja si “Santa Claus”, por nuk mjaftoheshin vetëm me mjekër.
Disa prej anëtarëve sipas burimeve zyrtare të policisë mbanin maska silikoni për të mbuluar krejtësisht tiparet e tyre. E megjithatë edhe pse ishte shumë e vështure, grabitësist nuk i shpëtuan dot indetfikimit me metada speciale nga ana e policisë e më pas u realizua arrestimit i tyre. Megjithatë kjo ngjarje “shtruan” rrugën për “kolegët” e tyre.
Më 9 prill 2019, ndodh një nga grabitjet më të mëdha që është shënuar në vend, ajo e Rinasit.
Gjithçka ndodhi në më pak se pesë minuta në një koordinim perfekt, plan i mirëmenduar nga 40-vjeçari Admir Murataj, i cili vetë mbeti i vdekur nga shkëmbimi i zjarrit me Policinë.
Këta të fundit as që e kishin parë një personazh të tillë për një arsye shumë të thjeshtë, maskën e silikonit që ai mbante në kokë. Përveç fytyrës ajo mbulon edhe qafën dhe një pjesë të gjoksit. Me të u bë i paidentifikueshëm, por kjo nuk e ndihmoi që t’i shmangej plumbit që do t’i merrte jetën.
Për shkak të rëndësisë së grabitjes, e cila vuri në dyshim edhe sigurinë kombëtare, por edhe prej mbulimit në media, kjo metodë u “përqafua” shpejt edhe nga kriminelë të tjerë.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb