Banesa merr flakë nga soba me dru/ Lëndohet 55-vjeçari

10 months ago 12

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi banesa në të cilën banonte u përfshi nga flakët.

Nga flakët është dëmtuar lehtë pronari i banesës, shtetasi me iniciale Dh. K., i cili po merr asistencë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Derviçan, dyshohet se për shkak të shkëndijave nga një sobë me dru, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. K., 55 vjeç. Nga flakët është dëmtuar lehtë shtetasi Dh. K., i cili po merr asistencë mjekësore në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e rënies së zjarrit”, sipas policisë.

Një grup hetimor është ngritur dhe po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e rënies së zjarrit./vizionplus.tv

Read Entire Article