Ministri Hasani viziton shkollën me titullin ‘Ambasador i Kombit’ në New York, shpërndan 300 abetare për nxënësit

2 hours ago 31

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka vizituar këtë të diel shkollën shqipe “Alba Life” në New York, një institucion që luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka zbuluar se ka shpërndarë 300 abetare për nxënësit, si mbështetje simbolike në rrugëtimin e tyre drejt mësimit të gjuhës amtare.

Postimi i plotë: 

“Kënaqësi e veçantë të vizitoja shkollën shqipe “Alba Life” në New York – një institucion që luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare.

Në këto 17 vite, kjo shkollë ka qenë shembull frymëzues i bashkëpunimit dhe përkushtimit në arsim, duke fituar me meritë titullin ‘Ambasador i Kombit’ 📚. Me këtë rast, shpërndava 300 abetare për nxënësit, si mbështetje simbolike në rrugëtimin e tyre drejt mësimit të gjuhës amtare.

Falënderime nxënësve për mikpritjen në këtë tempull të dijes kuq e zi dhe stafit të shkollës për përkushtimin ndaj edukimit të brezave të rinj me dashuri për gjuhën dhe Shqipërinë”, ka shkruar Hasani krahas videos

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article