“Banjska”, kryeprokurori reagon ndaj Kurtit

10 months ago 47
17:15 29/12/2023

Isufaj: Nuk është detyra jote ngritja e aktakuzave

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, lidhur me akuzat e tij se sistemi i drejtësisë nuk ka ngritur ende asnjë aktakuzë për sulmin terrorist në Banjskë. Isufaj ka thënë se nuk është çështje e kryeministrit se kur ngritën aktakuzat e kur pushojnë hetimet.

“Nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave. Është çështje e sistemit të drejtësisë. Ne aktakuzat i ngrisim kur i kryejmë hetimet, kur kemi prova. Nuk mund të na tregojë kurrkush kur duhet të ngrisim aktakuzë e kur duhet të pushojmë hetimet”.

Isufaj ka pranuar se kishte dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radoiçiçit, por ka thënë se s’mund t’i bëjë publike arsyet për shkak të hetimeve. Ai ka thënë se urdhërarresti pastaj është rikthyer dhe po vazhdojnë hetimet.

“Unë e kam dhënë pëlqimin. Arsyet nuk mund t’i bëj publike. Këto janë çështje të ndjeshme, janë çështje të hetimit. Sa i përket udhërarrestit ndaj Radoiçiçit, ai është komplet çështje e brendshme e Prokurorisë, të jeni të sigurt se ne nuk mund të ndajmë shumë detaje për rastet që ne i trajtojmë. Ai s’ka qenë kurrë në paraburgim. Është tërhequr për një kohë urdhërarresti, i cili në ndërkohë iu ka rikthyer.”

Më 19 Shkurt 2021, Prokuroria Speciale kishte kërkuar revokimin e urdhërarrestit ndaj Radoçiçit ndërsa gjykata e kishte aprovuar këtë kërkesë më 23 Shkurt 2021. Urdhërarresti ishte lëshuar në Gusht të 2020-ës nën dyshimin se Radoiçiç ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal lidhur me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article