Banka e Shqipërisë paralajmëron kredimarrësit dhe depozituesit e parave: Nga 1 gushti 2024 treguesi TRIBOR nuk do të funksionojë më

8 months ago 22
Reklamë

Kredimarrësit që normën e interesit e kanë të përcaktuar mbi treguesin TRIBOR do të njoftohen nga bankat tregtare sepse ky indeks nuk do jetë më i vlefshëm nga 1 gushti i këtij viti.

TRIBOR, një tregues mbi të cilin llogaritet interesi për të gjithë ata persona që kanë marrë kredi apo depozituar para, nuk do të funksionojë më për shkak se – sipas Bankës së Shqipërisë – këto norma përllogariten bazuar në kuotimet e bankave dhe jo në veprime konkrete të tregut ndërbankar.

Ndryshimi i miratuar do të sjellë efekte mbi kontratat aktuale të kredive, të cilat janë nënshkruar duke e bazuar llogaritjen e normës së interesit në normën TRIBOR. Banka i bën thirrje kredimarrësve të lexojnë kontratat e kredive dhe të interesohen nëse preken nga ky ndryshim.

Nga 1 gushti, sipas Bankës së Shqipërisë, nuk do të merret më parasysh treguesi TRIBOR që publikohej nga BSH bazuar mbi kuotime, por do t’i lihet në dorë vetë bankave që ta vendosin bazuar mbi tregun ndërbankar. Lëvizja liberalizon tregun e normave të interesit ndërsa vendimi për këtë është marrë nga këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë gushtin e vitit të kaluar.

Top Channel

Read Entire Article