Banorët i vunë flakën kodrës në Kavajë teksa tentonin të digjnin shkurre, forcat e zjarrfikëses vështirësi për të ndërhyrë

8 months ago 22

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në lagjen nr 4 në Kavajë, në afërsi të vendit të quajtur Kodra Ali Beut.

Mësohet se disa persona kanë tentuar që t’i vënë flakën disa shkurreve, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit i favorizuar nga era e fortë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po përpiqen për të vënë situatën në kontroll, por terreni është malor duke u vështirësuar punën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article