Barcelona akuzohet për korrupsion

11 months ago 13
Reklamë
23:54 28/09/2023

Të përfshirë dhe ish-Presidentët Bartomeu e Rosell

Klubi i Barcelona, ish-presidentët Josep Maria Bartomeu e Sandro Rosell dhe ish-zëvendësshefi i arbitrave në Spanjë, Jose Maria Enriquez Negreira janë zyrtarisht nën akuzë për korrupsion.

Kjo solli këtë të enjte kontrolle në zyrat e Federatës Spanjolle të Futbollit dhe Komitetin e Arbitrave për dokumente që kanë lidhje me këtë çështje.

Skandali Negreira shpërtheu disa kohë më parë ku ish-shefi i arbitrave në Spanjë favorizoi ekipin katalanas nga 2001 deri në 2018 me vendimet e tij në këmbim të shpërblimeve financiare që shkojnë mbi 7 milion Euro.

Akuzat u hodhën poshtë nga palët dhe se ish-zëvendësshefi i arbitrave në Spanjë, Jose Maria Enriquez Negreira ishte paguar nga Barcelona si këshilltar. Edhe UEFA hapi në 23 Mars një hetim për këtë çështje, por u pezullua më 27 Korrik, ndërsa lejoi Barcelona të regjistrohej në Champions League.

Zhvillimet e fundit mund të sjellin ndëshkime për klubin katalanas në Spanjë dhe jashtë saj.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article