Barcelona eliminohet nga Kupa e Mbretit

7 months ago 12
Reklamë
14:20 25/01/2024

Xavi: Këtu duhet të fitosh trofe ndryshe rrezikon

Barcelona pas disfatës në finalen e Superkupës së Spanjës është eliminuar edhe nga Kupa e Mbretit. Skuadra katalanase e humbi me rezultatin 4 – 2 përballjen çerekfinale në fushën e Athletic Bilbao pas 120 minutash lojë. Dy trofe të humbur në pak ditë dhe për trajnerin Xavi është kusht që ta mbyllë sezonin me të paktën një sukses.

“Të përqendrohemi te kampionati dhe Champions League. Nëse në fund të sezonit nuk do të jemi në nivelin e kërkuar duhet të largohem. Jam në një klub të rëndësishëm. Këtu te Barça duhet të fitosh trofe ndryshe rrezikon”, tha ai.

Një ndeshje emocionuese ajo e së mërkurës në stadiumin “San Mames” ku goli i parë u shënua nga vendasit pas 36 sekondash me autor Guruzeta. Barcelona shkoi në pushimin mes dy pjesëve në avantazh falë Lewandowski dhe të riut Yamal.

Sancet barazoi shifrat në 2 – 2 në fillimin e pjesës së dytë. Koha rregullt u mbyll me këtë rezultat. Në pjesët shtesë Inaki dhe Nico Williams vendosën fitoren e Atheltic Bilbao me golat e tyre. Për skuadrën baske vijon gara për trofeun e 24 të Kupës së Mbretit që mungon prej 40 vitesh.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article