Barcelona fiton minimalisht derbin ndaj Atletico Madridit

10 months ago 49

Barcelona e ka fituar derbin ndaj Atletico Madridit me rezultat 1-0 që u zhvillua në kuadër të javës së 15-të në La Liga.

Pas 13 minutash lojë, Robert Lewandowski kishte një shans të mirë shënimi, por që goditja e tij shkoi afër shtyllë së majtë.

Por, në minutën e 28-të, Joao Felix që është në huazim te klubi katalanas, ndëshkoi skuadrën e tij Atletico Madridin, për rezultatin 1-0 dhe festoi golin duke hipur mbi pjesën e reklamave rreth fushës.

💥 GOAL BARÇA! JOÃO FÉLIX! 1-0! #BARÇAATLETI pic.twitter.com/Koa1rKXm32

— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 3, 2023

Portugezi (44’) pati një rast tjetër të mirë shënimi, por Jan Oblak ishte kësaj here tejet i vëmendshëm.

Në minutën e 58-të, Raphinha ishte afër të dyfishonte epërsinë e Barcelonës, por që shtylla e ndali goditjen e tij.

Tre minuta më vonë, Alvaro Morata pati shansin që të barazonte shifrat, por që Inaki Pena bëri pritje fantastike.

⏱️ 81' | Barcelona 1️⃣-0️⃣ Atleti

💥 ¡La tuvo Memphis! Zapatazo de falta directa del neerlandés desde el borde del área que saca in extremis el meta azulgrana.

#AúpaAtleti#BarçaAtleti

— Atlético de Madrid (@Atleti) December 3, 2023

Në minutën e 81-të, Memphis Depay lëshoi një goditje të fuqishme, por Pena ishte sërish në vendin e duhur.

Pas javës së 15-të, Barcelona gjendet në vendin e tretë me 34 pikë, katër më pak se Real Madridi dhe Girona, ndërsa në xhiron e 16-të takohet pikërisht me këta të fundit. /Telegrafi/

Read Entire Article