Barcelona interesohet për transferimin e Amadou Onanas

10 months ago 39

Barcelona është duke kërkuar transferimin e një mesfushori gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lëndimi i Gavit ka prishur planet e trajnerit Xavi Hernandez, derisa në formë të mirë nuk është as Oriol Romeu dhe kjo ka bërë që katalunasit të synojnë afrimin e një mësusfhori.

Barcelona është e interesuar për nënshkrimin e Amadou Onana të Evertonit, raporton Santi Aouna.

Madje, katalanasit kanë kontaktuar tashmë me përfaqësuesit e lojtarit.

Reprezentuesi belg është një nga lojtarët më të mirë të Ligës Premier në pozitën e tij deri më tani.

Onana mund të luajë si mesfushor mbrojtës, mesfushor qendror apo edhe si qendërmbrojtës.

22-vjeçari tashmë ka tre gola në 16 ndeshje për Evertonin këtë sezon.

Atributet e spikatura të 22-vjeçarit përfshijnë aftësinë fizike dhe ajrore, driblimin dhe aftësinë për të fituar duelet në terren.

Vlera e vlerësuar e belgut është 50 milionë euro. Kontrata e tij aktuale me Everton skadon vetëm në vitin 2027. /Telegrafi/

Read Entire Article