Barcelona në alarm të kuq, “rrezik ekstrem” për përmbytje

15 hours ago 28

Një alarm i kuq për “rrezik ekstrem” për shkak të shiut të rrëmbyeshëm është lëshuar për Barcelonën, pasi kudo në Spanjë ekipet e kërkimit vazhdojnë të pastrojnë zonat e përmbytura.

Të paktën 217 persona kanë vdekur pas shiut të dendur në Spanjën lindore që shkaktoi përmbytje që shkatërruan pothuajse gjithçka në rrugën e tyre. Njerëzit u bllokuan në vetura dhe shtëpi, ndërsa ujërat u rritën në zonën e fatkeqësisë javën e kaluar, shkruan Sky News.

Gjashtë ditë më vonë, operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon për numrin e panjohur të personave të zhdukur. Dhe ndërsa vuajtjet e popullit vazhdojnë, parashikohet më shumë shi për disa pjesë të vendit.

Read Entire Article