Ish-deputeti i PS paraqitet në SPAK, zbardhen detajet

16 hours ago 591

Ish-deputeti i PS-së Arben Çuko ka qenë sot në SPAK. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuko është marrë në pyetje nga SPAK. Mësohet se Çuko është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet për dosjen e 21 janarit. Ai ka deklaruar se është pyetur si protestues, ndërsa theksoi se në atë protestë u vranë 4 persona dhe nuk mund të lihet pa u zbardhur si ngjarje.

Kujtojmë që Arben Çuko ka qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë, Komandant i Gardës së Republikës dhe këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Sigurinë. Nga deputet i PS, Çuko mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në korrik 2017 dhe u largua nga kjo detyrë pas gati 1 viti, teksa u arrestua për korrupsion pasiv, në kohën kur mbante detyrën e Drejtorit të Burgjeve.

Read Entire Article