Barcelona në bisedime për transferimin e Greenwood? Deco takohet me drejtorin sportiv të Man Utd

7 months ago 22

Drejtori i Barcelonës, Deco, raportohet se është takuar me drejtorin sportiv të Manchester United, John Murtough dhe drejtorin e negociatave Matt Hargreaves.

Treshja u panë në qytetin e Barcelonës së bashku me dy agjentët, Frank Trimboli dhe Federico Massai.

Diario Sport raporton se temë diskutimi mund të ketë qenë potencialisht transferimi i Mason Greenwood tek gjiganti katalanas.

Manchester United janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për Greenwood ani pse një vendim final për të ardhmen e tij nuk është marrë ende.

Sir Jim Ratcliffe kishte thënë se një vendim i ri do të merret sa i përket Greenwood i cili nuk ka luajtur për United që prej akuzave për dhunim ndaj të dashurës së tij në janar të 2022.

Greenëood ka shkëlqyer këtë sezon për Getafen që prej kalimit të tij në La Liga në formë huazimi nga ‘Djajtë e Kuq’.

Ai ka qenë një ndër lojtarët kryesor të ekipit madrilen së bashku me Borja Mayoral, teksa deri në këtë fazë të sezonit ai numëron tetë gola dhe pesë asistime nga krahu i djathtë./Telegrafi/

💣 NOTICIA @JijantesFC

CUMBRE BARÇA – MANCHESTER UNITED

El director deportivo del United, John Murtaugh y el director de negociaciones, Matt Hargreaves, se han reunido hoy con Deco en Barcelona.

Tambien presentes los dos agentes de CAA Base, Frank Tramboli y Fede Massai.… pic.twitter.com/MvVeVWKotE

— Jijantes FC (@JijantesFC) March 11, 2024

Read Entire Article