Champions League/ Milani merr fitoren e parë, Monaco “shuplakë” Cervena Zvezdës

2 hours ago 27

Kuqezinjtë e Milanit kanë marrë 3 pikët e para mbrëmjen e sotme në Champions League, pasi kanë mposhtur me rezultatin 3-1 belgët e Clube Brugge, të cilët luajtën për 50 minuta me një lojtar më pak.

Milani kaloi në avantazh në minutën e 34-ët të takimit me anë të Cristian Pulisic, i cili realizoi nga goditja e këndit.

Por me nisjen e pjesës së dytë belgët surprizuan duke barazuar shifrat në 1 me 1 me anë të Sabbe. Gëzimi ishte i përkohshëm, pasi të besuarit e Fonsecas rikthyen rezultatin në favorin e tyre falë dopietës së mesfushorit Reijnders. Në fund, pati kohë edhe për Camarda, por goli u anulua për Offside.

Në ndeshjen tjetër francezët e Monako mposhtën 5-1 Crvena Zvezdën në Stade Louis II.

Read Entire Article