Barcelona njofton fitime mbi 300 milionë euro për sezonin 2022/2023

11 months ago 14
Reklamë

Barcelona ka konfirmuar se ka reduktuar borxhin e tyre të madh, pasi klubi njoftoi një fitim neto prej mbi 300 milionë euro për sezonin 2022/2023.

Klubi katalanas njoftoi shifrat financiare për sezonin e kaluar, duke konfirmuar fitimin e tyre prej 304 milionë euro.

Totali është më i lartë se sa ishte parashikuar në buxhetin e vitit të kaluar dhe kjo bën që borxhi i tyre të bie për të dytin vit radhazi, duke arritur tani në 552 milionë euro.

ℹ️ FC Barcelona announces after-tax net profit of 304 million euros in 2022/23

🔗 https://t.co/JIAFbZQAaW pic.twitter.com/dXDfjcIS0t

— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 28, 2023

Të ardhurat komerciale të Barcelonës u rritën me 43 për qind, duke arritur në 351 milionë euro, pjesërisht falë një numri rekord të marrëveshjeve të reja sponsorizimi dhe shitjeve rekord nga Barca Stores.

Këto shifra vijnë edhe fal shitjeve të aseteve të klubit për të sjellë të ardhura. /Telegrafi/

Read Entire Article