Barcelona nuk i bën dot ballë Gironas: Humbje e rëndë në shtëpi

10 months ago 44

Barcelona ka pësuar humbje 4-2 në shtëpi nga Girona në kuadër të javës së 16-të në La Liga.

Pas 12 minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me golin  e Artem Dovbyk, që u asistua prej Viktor Tsygankov.

Por, epërsia e tyre zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Robert Lewandowski (19’) i barazoi shifrat në 1-1 me një harkim nga Raphinha.

You know the drill. 🤜🤛 pic.twitter.com/THVA5d0jCz

— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 10, 2023

Mysafirët nuk u dorëzuan dhe e rikthyen epërsinë në minutën e 41-të, kur Miguel Gutierrez realizoi një gol brilant për 2-1.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Barcelonë, që e kishte dominimin, por fitorja ishte për Gironan.

⚽️ 80' GOOOOOOOOOOOOOOOOL DEL GIRONAAAAAAAA! GOOOOOOOOOOL DE VALEEEEEEERY!@FCBarcelona_cat 1-3 Girona FC#BarçaGirona pic.twitter.com/Pw2tNOtAL0

— Girona FC (@GironaFC) December 10, 2023

Valery që u inkuadrua në 78-të, shënoi pas vetëm dy minutash për 3-1, që ishte edhe goli i parë në La Liga, për t’i dhënë skuadrës së tij epërsinë prej dy golash.

Barcelona nuk u dorëzua deri në fund dhe kërkonte së paku një pikë, por arriti vetëm që të ngushtonte epërsinë në 3-2 me anë të Ilkay Gundogan (90+2′).

URU, URU, URU, URUGUASHOOOOOOOOOO ❤️‍🔥

— Girona FC (@GironaFC) December 10, 2023

Për të vulosur fitoren e Gironas u përkujdes Cristhian Stuani, që realizoi për 4-2 në minutën e 90+5-të.

Pas xhiros së 16-të, Girona ka rimarrë kreun si e vetme me 41 pikë, dy më shumë se Real Madridi, ndërsa Barcelona është në të katërtin me 34 sosh, aq sa ka edhe Atletico Madridi në të tretin. /Telegrafi/

Read Entire Article