Barcelona pritet t’i bëjë konkurrencë Liverpoolit për shërbimet e trajnerit portugez

7 months ago 11

Që prej se Xavi Hernandez bëri të ditur vendimin e tij për largim nga Barcelona në fund të sezonit aktual, një sërë emrash janë lidhur me një kalim tek klubi blaugranas, mirëpo deri më tash asnjëri prej tyre nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Sipas asaj që ka raportuar mediumi anglez The Independent, zhvillime të reja janë bërë tek Barcelona ku tashmë një emër i ri po konsiderohet si njëri prej kandidatëve për këtë pozitë.

Shumë prej jush mund të keni menduar për emra si Hansi Flick dhe Roberto De Zerbi kryesisht për shkak të preferencave të Decos dhe pjesës tjetër të drejtorëve, mirëpo kjo nuk është çështja.

Tani është raportuar se trajneri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim, po cilësohet si favoriti kryesor për këtë rol.

Për shërbimet e trajnerit portugez përveç Barcelonës të interesuara janë edhe Liverpool dhe Bayern Munichu.

Teksa këto dy të fundit prioritet kryesor e kanë Xabi Alonson, blaugranasit po synojnë që ta shfrytëzojnë këtë situatë në avantazhin e tyre.

Gjiganti spanjoll besohet se janë më afër trajnerit portugez se sa çdo ekip tjetër evropian. Megjithëse, deri më tash nuk ka pasur ende konfirmime zyrtare andaj mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim se cilët do të jenë hapat që do të ndërmarrë Barcelona në këtë drejtim./Telegrafi/

Read Entire Article