Barcelona rrezikon kompeticionet Europiane

10 months ago 22
23:10 23/12/2023

Probleme me bilancet, katalanasit kanë shkelur rregullat financiare të vendosura nga UEFA

Barcelona rrezikon që të përjashtohet nga kompeticionet europiane në sezonin e ardshëm për shkak të shkeljes së rregullave financiare të UEFA-s.

Institucioni europian i futbollit kërkon që klubet të kompensojnë shpenzimet me të ardhurat përkatëse. Por bilancet e blaugranave kanë qenë një dështim.

Lajmi vjen nga gazeta gjermane “Die Ëelt” që i referohet burimeve nga UEFA si edhe nga klubi katalanas.

Dënimi ndaj Barcelonës mund të jetë dy ose tre sezone penalitet larg Europës.

Klubi lajmëroi një fitim neto prej 304 milionë Eurosh shtatorin e kaluar, e u mendua se kjo do ta mbyllte përfundimisht çështjen penalitet.

Por rregullat financiare të UEFA-s e përcaktojnë qartë se merren në konsideratë vetëm shitjet që lidhen direkt me biznesin e futbollit.

Raporti i fundit vjetor i Barcelonës përfshin edhe të ardhurat nga shitja e të drejtave të ardhshme televizive, marketingu dhe të ardhurat nga basketbolli apo hendbolli, të cilat janë pjesë e klubit sportiv. Por sipas gazetës gjermane, këto të ardhura nuk kanë ndikim në vlerësimin e UEFA-s.

Sa më shumë humbje të ketë klubi, aq më të mëdha do të jenë penalitetet, referuar rregullores së institucionit të futbollit europian.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article