Bardhi dhe Noka takim me strukturat në Elbasan, kreu i grupit parlamentar: Përçarja nuk ishte rruga e duhur

8 months ago 9

TIRANE

Mesditën e kësaj të shtune kreu i grupit parlamentar opozitar të Rithemelimit, Gazment Bardhi dhe deputeti Flamur Noka kanë shkuar së bashku për herë të parë në Elbasan pas bashkimit të dy grupimeve, ndërsa më herët ishin edhe në Shkodër.

Ata së bashku me të gjithë deputetët e këtij qarku janë takuar me strukturat e PD-së në Bashkinë e Elbasanit ku fokus është bashkimi i demokratëve. Luçiono Boçi gjatë fjalës së tij deklaroi se do ta shpëtojmë Demokracinë në shembullin e bashkimit të shumëpritur.

“Kam besim te z.Bardhi dhe deputetët e tjerë se do ta shpëtojnë parlamentarizmin dhe Demokracinë. Kam besim se do ta arrijmë fitoren, 20 Shkurti do jetë i veçantë se do jetë protesta më e madhe në histori që do bëjë bashkimin e madh”- tha Boçi.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të Rithemelimit Gazmend Bardhi tha se së fundi bashkimi i PD dhe i Opozitës është sinjal i realizimit të shpresës së madhe.

“Ne demokratët u ndërgjegjësuam se ajo që ndodhi dy vite më parë ishte e gabuar. Përçarja nuk është rruga e duhur. Ne jemi këtu se e duam Shqipërinë dhe duhet ti ndërgjegjësojmë edhe të tjerët të bashkohen me ne. PD duhet të fitojë në 2025 se duhet të fitojë Shqipëria. Duhet t’i fitojmë mendjen dhe zemrën e elbasanasve që e duan vendin. Lidershipi i Partisë për shkak të vendimeve të gabuara jua ka shtuar vështirësitë demokratëve dhe ne kërkojmë ndjesë. Prandaj të gjithë ti prini Protestës së 20 Shkurtit në orën 17:30. Strukturat e PD do ftojnë në protestë jo vetëm demokratët por çdo qytetar. Do na keni në krah sepse jemi forca që do çojmë Shqipërinë në Europë”-tha Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article