Bardhi: Kërkojmë një Kuvend funksional, ka degraduar

8 months ago 12
11:40 06/02/2024

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, zhvilloi një deklaratë për mediat ku u ndal tek seanca parlamentare e së hënës.

Deputetët e opozitës, u përjashtuan në mënyrë të paligjshme pa kryer asnjë shkelje të rregullores, tha ai.

“Dje Rama kishte urdhëruar forcat e sigurisë për të penguar edhe deputetët e tjerë opozitarë rreth 40 deputetë që të futeshin në sallën e seancave plenare. Për rreth 45 minuta, deputetët e opozitës nuk u lejuan të futen në sallën e seancave plenare. Në një akt të paprecedentë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nisi seancën plenare në sallën bosh në njërin krah, pa asnjë deputetet të opozitës duke dalë kështu zbuluar në planin e mazhorancës për të çuar opozitën në parlament”, tha Bardhi.

Ai akuzoi Ramën se po tentojë të mbijetojë përmes një shteti policor dhe ushtarak.

“Kuvendi po degradon dita ditës në një institucion pa rregulla, në një institucion personal të Edi Ramës duke hedhur në erë parimin kushtetues të kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Opozita ka dashur dhe dëshiron një kuvend tërësisht funksional. Kjo është arsyeja pse më shumë se 3 muajsh protestojmë në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Bardhi.

“Kuvendi ka degraduar deri në pikën ku fut në xhep edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese ato pak vendime që në fakt kanë bërë drejtësi sepse shumicën e rasteve Gjykata Kushtetuese i është shmangur përgjegjësisë për të garantuar në mënyrë të përpiktë kushtetutën e vendit. I shpërfill, i injoron, nuk i zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha Bardhi.

Bardhi u pyet edhe nëse opozita do të dialogojë me mazhorancën për amnistinë penale. Bardhi u shpreh se: Përpara se të shkojmë në votimin e ligjeve konsensuale ku amnistia sigurisht ka qenë një i tillë në një traditë të gjatë parlamentare, parlamenti do duhet t’i kthehet normalitetit dhe funksionimit normal të tij dhe kjo po pengohet nga arroganca dhe refuzimi që mazhoranca bën ndaj kërkesave legjitime të opozitës. Absolutisht në parim e mbështesim amnistinë penale, mirëpo përpara se të shkojmë në këtë fazë, pra bëjmë në mënyrë të rremë një konsensus të rremë do duhet t’i kthehemi shinave të kushtetutës dhe rregullores. Bërja funksionale e Komisionit të Reformës Zgjedhore është një kërkesë legjitime e rreth 50 deputetëve të opozitës. Ngritja e komisioneve hetimore është funksion kushtetues i kuvendit që do të duhet të lejohet të ushtrohet./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article