Bardhi kërkon dialog me PS-në për Avokatin e Popullit

1 year ago 44
Reklamë
15:36 15/09/2023

Letër Nikollës: Të ndërtohet një proces transparent për përzgjedhjen

Në cilësinë e kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, ku i kërkon ndërtimin e një procesi transparent për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.

Bardhi propozon që PD të hyjë në një proces dialogu me PS, për të zgjedhur një kandidaturë dinjitoze.

“PD shpreh gatishmërinë për t’u përfshirë në një proces parlamentar midis grupeve parlamentare, me lehtësimin e kryetares së Kuvendit, duke përcaktuar bashkërisht një procedurë transparente që mundëson gjendjen e konsensusit”, shkruan ndër të tjera Bardhi në letrën drejtuar Kryetares së Kuvendit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article