Bardhi: Nëse nuk lejohemi të ushtrojmë të drejtat që ka opozita, do pengojmë punën normale të parlamentit

1 year ago 12
15:32 17/10/2023

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi u shpreh se maxhoranca e ka vendosur opozitën në një situatë të vështirë ku i ka mohuar të gjithë të drejtat Kushtetuese.

Ndër të tjera Bardhi u shpreh se 31 projektligje iniciativa të deputetëve të opozitës janë bllokuar.

“Dua t’ju informoj se kemi diuskutuar me shumë përgjegjshmëri situatën që maxhoranca e ka vendosur opozitën. Dua t’ju informoj se përgjatë dy viteve me urdhër politik janë bllokuar 31 projektligje, iniciativa të deputetëve të opozitës që prej kohësh janë përfshirë në programin e punës së Kuvendit pa pasur një datë të shqyrtimit të tyre. Brenda një jave janë rrëzuar tre kërkesa për komision hetimor duke ju refuzuar 45 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë një të drejtë që është e drejta për të ushtruar kontroll.”

Ndër të tjera Bardhi u shpreh se vullneti i opozitës ka qenë të ketë një parlament funksional, por nëse maxhoranca vendos të bllokojë opozitën ata do të bllokojnë funksionimin normal të parlamentit  

“Vullneti jonë ka qenë për të pasur një parlament funksional. Kemi bërë gjithçka që kjo të ndodhë, që të kishim një dakordësi me maxhorancën për çështjen e rezolutës për Kosovën. Dua të apeloj për maxhorancën që t’i kthehet rrugës së kushetetueshmërisë dhe funksionimit normal të parlamentit. Nuk është vullneti jonë as të bllokojmë punën e parlamentit as të vihemi në pozita për të mos u sjellë në atë rrugë normale institucionale që do duhet deputeët të sillen. Vendimmarja e Edi Ramës po i çon deputetët e opozitës drejt vendimeve ekstreme. Nuk është qëllimi jonë ky, por nëse ke vendosur të bllokosh opozitën do të duhet të marrësh mbrapsh dhe pasojën të bllokohet funksionimi normal i parlamentit. Nëse ne nuk lejohemi të ushtrojmë këtë të drejtë kemi përgjegjësinë t’i përgjigjemi maxhorancës me të njëjtën formë.”/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article