Bardhi njofton deputetët: Parlamenti ka anuluar vendimin për përjashtimin

11 months ago 26
13:37 30/10/2023

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka njoftuar deputetët e tij se Parlamenti ka anuluar vendimin e përjashtimit të tyre me 10 ditë nga Kuvendi.

Gazetari i Klan Neës, Enkel Xhangoli ka mësuar se Bardhit i është bërë me dije që vendim për përjashtimin e 23 deputetëve demokratë është anuluar.

Kështu që, në seancën e sotme parlamentare në orën 17:00 nuk do të ketë pengesë për lejimin e tyre në sallë.

“Të nderuar kolegë, zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anuluar”, ka njoftuar Bardhi deputetët e Partisë Demokratike.

23 deputetët demokratët u përjashtuan me 10 ditë nga punimet e Kuvendit pas trazirave që shkaktuan në seancën e fundit plenare, duke pamundësuar zhvillimin e saj. /tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article