Bardhi pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve: Maxhoranca po ndihmon Ahmetajn të fshihet nga drejtësia

1 year ago 40
Reklamë

Gazment Bardhi pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve tha se maxhoranca mori vendimin në mënyrë arbitrare.

“Mbledhja filloi me një kërkesë të opozitës që të ishte e hapur, është e vërtetë që ishte sugjerim i SPAK që të zhvillohej me dyer të mbyllura për të ruajtur sekretin hetimor. Duhej të ishte Këshilli që të vendoste, por në mënyrë arbitrare maxhoranca mori vendimin. Diskutimet nga SPAK, asnjë informacion shtesë veç asaj që është publikuar në media. Për t’i dhënë kohë Ahmetajt, sikundër u konfirmua nga avokatët që ai ishte Jashtë vendit. Ata dinin që nuk është arratisur, por ndërkohë nuk dinin se kur kishte ikur dhe ku ndodhej. Kjo është ndihmë që maxhoranca po i jep Ahmetajt për t’u fshehur nga drejtësia”, tha Bardhi.

Top Channel

Read Entire Article