Bardhi përballet me Nikollën: Ky është Parlamenti i popullit, nuk është vila jote

11 months ago 32
14:08 01/11/2023

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përballur me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku raportoi ministri i Financave, ndërsa deputetët e opozitës nuk u lejuan nga Garda që të merrnin pjesë.

Në përfundim të mbledhjes, Bardhi dhe Nikolla u përballën në korridorin e Kryesisë së Kuvendit, aty ku po qëndronin deputetët e PD pasi nuk u lejoheshin që të hynin në sallë.

Gazment Bardhi: Pse nuk u mbyllët atje 1 orë përpara? Kryetare, ky ëstë Parlamenti? Ndalu 2 sekondë se nuk të gjen gjë. Parlament privat është ky?

Lindita Nikolla: Është Parlamenti i popullit.

Gazment Bardhi: S’është as vila jote. Është Parlamenti i popullit. Është Parlamenti i popullit nuk është vila jote. Është Parlamenti i popullit. Nuk është vila jote me lekët e korrupsionit. Dakord? Të të vijë turp të të vijë!

/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article