Bardhi takon kongresmenin amerikan: Ndamë çështje me interes për Shqipërinë dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve

9 months ago 14

Deputeti Gazment Bardhi, me anë të rrjeteve sociale ka publikuar një foto me kongresmenin Pete Sessions, të cilin e ka takuar në Kongresin Amerikan.

Bardhi e quan një kënaqësi takimin me Session, ndërsa thotë se kanë folur për çështje me interes për Shqipërinë, dhe partneritetin mes dy vendeve.

“Në Kongresin Amerikan kisha kënaqësinë të takoja Kongresmenin Pete Sessions, me të cilin ndamë çështje me interes për Shqipërinë dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve tona”, shkruan Bardhi në Facebook.

Sipas deputetit, Shqipëria është me fat që ka aleat Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo do të vazhdojë të mbetet e pacenuar përjetësisht”, ku thekson interesin që SHBA ka pasur gjithmonë ne ndihmë të vendit tonë.

“Pavarësisht problemeve me të cilat Shqipëria përballet gjatë gjithë këtyre viteve, përfshirë korrupsionin, mungesën e shtetit ligjor apo demokracisë funksionale, SHBA ka qenë gjithmonë prezent për të na ndihmuar në rrugtimin tonë për një Shqipëri demokratike dhe të zhvilluar”, shkruan më tej Bardhi.

Top Channel

Read Entire Article