Bardhi: Taksa e profesioneve të lira të mos shkojë te Balluku, e cila një rrugë që jepet për 140 mln euro pas disa muajsh del 180 mln euro

1 week ago 27
Reklamë

Këshilli i Legjislacionit diskutoi sot mbi vendimet e Gjykatës Kushtetuese përsa i takon taksimit të profesioneve të lira, ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit dhe ato në ligjin për Komisionet hetimore Parlamentare.

Gjatë diskutimeve, kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka kërkuar nga Këshilli i Legjislacionit të miratojë një raport lidhur me të gjitha shkeljet e evidentuara nga Kushtetuesja në raport me vendimet e miratuara nga Kuvendi.

Bardhi ka kërkuar që në mënyrë urgjente paratë e profesioneve të lira, që iu janë marrë 30 mijë profesionistëve, t’i rikthehen atyre.
“Paratë e profesioneve të lira, që iu morën përmes një takse anti-Kushtetuese, të shkojne tek profesionet e lira.

Ato para të mos shkojnë tek Belinda Balluku, e cila një rrugë që jepet të ndërtohet me 140 milionë euro, pak muaj më pas kushton 180 milionë euro”, tha ai.

Deputeti demokrat duke iu drejtuar kolegëve socialistë tha se kanë përcaktuar rregulla shtypëse për opozitën në Kuvend, ndërsa theksoi se “duhet të kërkoni ndjese për bllokimi në komisioneve hetimore, dhe akoma me shumë, kërkoni ndjesë për reprezaljen që bëtë ndaj 30 mijë intelektualeve e dhe profesionist të lirë”.

Ai tha se duhet menjëherë një iniciativë ligjore, që secilit prej profesionistëve të lirë t’i kthehen mbrapsht ato para që janë paguar.

“Mazhoranca po sillet sikur jeni në një situatë normale. Në fakt ky Kuvend nuk është një situatë normale. Në vetëm 2 muaj, Gjykata kushtetuese ka gjetur 4 herë këtë mazhorancë në shkelje.

Përcaktuat rregulla shtypës për opozitën dhe kërkoni ndjese për bllokimi në komisioneve hetimore. Dhe akoma me shumë kërkoni ndjesë për reprezalen që bëtë ndaj 30 mijë intelektualeve e dhe profesionist të lire.

Duhet menjëherë të kemi një iniciativë ligjore që secilit prej profesionistëve të lirë t’i kthehen mbrapsht ato para që janë paguar për shkak të një ligji antikushtetues. Çdo akt zvarritje do të ishte i turpshëm”, tha Gazment Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article