Bardhi vizitë në DASH: SHBA mbetet aleati ynë kyç, shqiptarët janë me fat që i kanë në krah

8 months ago 30
17:35 31/01/2024

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka qenë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku ka zhvilluar një takim me zv/ndihmës sekretarin, Gabriel Escobar.

Të pranishëm në këtë takim ka qenë e pranishme edhe deputetja tjetër e PD-së, Dhurata Çupi dhe përfaqësuesit e PS, Damian Gjiknuri, Pandeli Majko, Blerina Gjylameti, Denis Deliu dhe Ervin Bushati.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Bardhi thotë se SHBA mbetet aleati kyç i Shqipërisë dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah.

“Gjatë vizitës në Uashington DC, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar. SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah.

Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”, njoftoi Bardhi./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article